Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Cërmjan të Gjakovës (FOTO)

Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Cërmjan të komunës së Gjakovës.

Me rastin e fillimit të punimeve në këto rrugë ishte i pranishëm kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, dhe kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, parti kjo e cila është pjesë e koalicionit qeverisës me AAK-në këtë qytet.

“Jam i lumtur që koalicioni lokal AAK-Nisma Socialdemokrate dhe partitë e tjera, po realizon premtimet e dhëna për infrastrukturë rrugore. Nisma Socialdemokrate në këtë qeverisje lokale është duke dhënë kontributin e saj për mirëqenien e qytetarëve të komunës së Gjakovës. Deri në përfundim të mandatit të qeverisjes lokale të gjitha rrugët si në qytet ashtu edhe në fshatra do të përfundojnë komplet”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

loading…