“Fillimisht u alivanos” – çka raportoi në polici 21 vjeçarja për vdekjen e 61 vjeçarit në motel

Një person është gjetur pa shenja jete, në një motel në qytetin e Gjakovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima ndodhej në motel me një 21 vjeçare e cila vetë e ka raportuar rastin në polici. Ajo ka thënë se vikrima fillimisht është alivanosur.

“Mosha e tij është 61 vjeçar, rasti është raportuar nga dëshmitarja femër, e cila është e moshës 21-vjeç. Ajo ka raportuar se fillimisht ai është alivanos. Ekipet mjekësorë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ndërkohë, Reporteri nga burimet e saj brenda Policisë së Gjakovës mëson se 21 vjeçarja është nga Shqipëria.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një lloj substance që dyshohet se është viagra, dhe nga përdorimi i saj dyshohet të ketë vdekur 61-vjeçari.

Kujtojmë se ky nuk nuk është rasti i vetëm kur persona të moshuar kanë vdekur në rrethana të tilla. Raste të ngjashme ka pasur disa herë në Kosovë.