Kandidatja për deputete e koalicionit AAK-PSD, Fiknete Bejta, e ka vazhduar fushatën parazgjedhore, duke i takuar qytetarët e Prishtinës në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë.
Ajo ka thënë se ka parë entuziazëm dhe mbështetje të madhe për koalicionin AAK-PSD.
Postimi i plotë i Fiknete Bejtës:
Kudo që po shkojmë, po gjejmë shumë qytetarë që po na presin e mbështesin. Të njëjtin entuziazëm, sot me kolegët e kandidatët për deputetë nga koalicioni AAK-PSD, e gjetëm edhe në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë, ku takuam shumë qytetarë të kryeqytetit, të cilët ishin të interesuar të dëgjonin edhe imtësirat e programit tonë.
Nuk mbahet shteti pa dije, guxim e përkushtim. 100% shtet pas 6 tetorit me Kryeministrin Haradinaj.
#54







