Fiknete Bejta nga AAK-ja synon postin e deputetes: Do të fokusohem në ekonomi dhe arsim

Fiknete Bejta nga AAK-ja, e cila është asambleiste në Komunën e Prishtinës, tani po synon postin e deputetes.

Ajo në Magazina Zgjedhore tha se do të kontribuojë për ndryshimet pozitive për qytetarët e Kosovës.

“Besoj që përkushtimi, puna dhe vullneti për ndryshime do të jetë më i plotë në Kuvendin e Kosovës”.

“Kam kaluar ne AAK për çështje parimesh dhe kam parë një mundësi më të madhe të përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend dhe një mundësi për t’i shtyrë përpara disa procese. Ka të bëjë me hapësirë të veprimit. Në AAK hapësira vepruese është shumë më e madhe dhe nuk ka presion gjatë vendimmarrjes”.

Bejta tha se në mandatin e saj si deputete, në rast të zgjedhjes, do të fokusohet në ekonomi dhe arsim.

“Të vetmin synim e kam pasur përfaqësimin sa më dinjitoz të qytetarëve të Kosovës”.

“Mendoj se mund të përballoj sfida më të mëdha, të përkushtohem më shumë dhe të marrë përgjegjësi më të mëdha për më shumë qytete të Kosovës. Fokusi im do të jetë ekonomia dhe arsimi”.

“Do të angazhohem në zhvillimin e ndërmarrësisë me fokus të veçantë bizneset inovative, startup-et dhe bizneset e reja, kështu duke shikuar mundësitë për zbutjen e papunësisë”.

Fiknete Bejta gjithashtu u shpreh optimiste në fitoren e koalicionit AAK-PSD dhe tha se qytetarët e Kosovës po shprehin gatishmëri t’i besojnë Ramush Haradinajt për mandatin e ri qeverisës.

loading…