Fiknete Bejta: Haradinajt dhe AAK kanë dëshmuar se nuk dorëzohen para kurrëfarë presioni e shantazhi

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Fiknete Bejta, thotë se kryeministri Haradinaj u dëshmua për 18 muaj në Qeveri.

“I rezistoi stoikisht përpjekjeve për copëtimin e tokave të Kosovës, që buronin nga Serbia. Bëri kështu sepse s’kishte si ndryshe, s’mund ta hidhte prapa shpine krejt mundin e tij për çlirimin e pavarësimin e Kosovës, s’mund ta hidhte prapa shpine sakrificën e mijëra dëshmorëve e luftëtarëve, ku bëjnë pjesë edhe dy vëllezërit e tij”, ka thënë Bejta.

Sipas saj, jemi në një moment delikat politik, ku dija e guximi janë të nevojshme për t’u mbijetuar qëllimeve dashakeqe të shtetit serb.

“Haradinajt dhe AAK kanë dëshmuar se nuk dorëzohen para kurrëfarë presioni e shantazhi”, ka thënë në fund ajo. /Ballkani.info/

loading…