Fifi i del në mbrojtje Gjikos, pas reagimit të këtij të fundit për rastin e 11-vjeçares

Sot, rep-artisti shqiptar Gjiko ka reaguar pas akuzave që janë riaktivizuar ndaj tij.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Instagram ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij, shkruan lajmi.net.

“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thuani pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunu, e njëjta marre është. Falënderoje krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin cdo ditë. Drejtësia ka me fol”, deklaroi ai ndër tjerash.

E Fifi ka reaguar duke ripostuar postimin e këngëtarit ku e shfaqi përkrahjen për atë, edhe pse reperi është i akuzuar gjithashtu për veprën penale “Dhunim”, pasi që është raportuar se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur.

Theksojmë se dyshja para disa kohësh kanë lansuar së bashku edhe dy bashkëpunime muzikore. /Lajmi.net/