Fifi

Fifi flet sërish pas deklaratave të Xhulit: E mbushi kupën, më shqetësoi shumë

Konkurrentja e “Dancing ëith the Stars”, Filloreta Raçi, ka qenë së fundmi e ftuar në “Fun Club”.

Artistja nga Ferizaj ka reaguar ashpër pas deklaratave të Xhuli Nurës, e cila u eliminua pak ditë më parë nga “DWTS”.

Këngëtarja tha se komentet e saj e kishin shqetësuar dhe se për një kohë të gjatë ka folur për të.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mes meje dhe Xhulit nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që tha ajo në një nga intervistat që kishte shkuar, më shqetësoi shumë. Nuk është diçka e hijshme për t’u parë dhe dëgjuar. Nuk më pëlqeu reagimi i saj”, tha Fifi.

“Pas tre muajsh u mbush kupa”, shprehet ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta reagoi në një shkrim të gjatë në InstaStory, deklaratë për të cilën tha se nuk e dinte nëse ka bërë mirë që ka reaguar apo jo.

“Nuk e di a kam bërë mirë apo keq po ashtu e ndjeva në ato momente. E kam menduar mirë para se t’i shkruaj, ka pasur edhe gjëra të tjera që duheshin shkuar por nuk e kam bërë”.

Fifi mes tjerash theksoi: “Tërë kohën ka fol Fifi, Fifi, Fifi… në një emision thua Fifi do shkojë në finale, në një tjetër Fifit do ia japë Top Channel, për shkak të historikut…”.