Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se do të bllokojë çdo tentativë lidhur me zhvillimin e ndeshjes Girona-Barcelona në Miami të SHBA-ve vitin e ardhshëm.
Të dyja klubet kanë arritur marrëveshje në princip për propozimin e zhvillimit të kësaj përballjeje në Miami në bazë të një kontarte 15 vjeçare mes La Ligas dhe organeve kompetente atje.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas është përballur me kundërshtime të mëdha prej propozimit të kësaj ideje, me Federatën Spanjolle të Futbollit dhe Shoqatën e Futbollistëve Profesionist që kanë dalur kundër.
Tashmë edhe Gianni Infantino beson se kjo ndeshje nuk duhet të zhvillohet jashtë Spanjës.
“FIFA nuk do të autorizojë zhvillimin e kësaj ndeshje në SHBA ose ndonjë vend tjetër, përveç Gironas. Këshilli i FIFA-s e ka adresuar çështjen ndërsa ne theksojmë se ndeshjet e kompeticioneve kombëtare duhet të zhvillohen në shtetet përkatëse. Si president i La Ligas, njoftoj se organizata është kundër idesë së La Ligas dhe do të ndalojë ndeshjen Girona-Barcelona të zhvillohet në SHBA ose ndonjë shtet tjetër”, tha Infantino.







