Ullishtet në flakë

Fier, zjarri në Vajkan vijon prej orësh

Zjarri vazhdon të djege sipërfaqe me ullishte në kodrat e fshatit Vajkan në Fier.

Ndonëse për fikjen e zjarrit kanë ardhur për ndihmë edhe mjete zjarrëfikëse nga Albpetroli dhe Ballshi prej më shumë se 5 orësh vazhdojnë të digjen shkurre dhe ullishte, pasi flakët janë ndihmuar edhe nga era e lehtë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar disa shtëpi banimi dhe biznese. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka lokalizuar përhapjen e zjarrit, duke shmangur dëmet që mund të shkaktoheshin.

Zjarri vijon në pjesën kodrinore duke e vështirësuar së tepërmi ndërhyrjen e zjarrfikësve.