Fidan Rama propozon një zgjidhje për maska: Secili le t’i blen nga 10, le t’i shpërndajmë për ata që kanë nevojë

Gazetari i njohur, Fidan Rama ka propozuar që secili kush ka mundësi të blejë nga 10 maska dhe ato t’i shpërndajnë për persona që nuk kanë mundësi për t’i blerë,.

Fidan Rama, me anë të një postimi në Facebook ka propozuar që qytetarët me kushte më të mira financiare të blejnë maska dhe të shpërndajnë për ata që nuk i kanë mundësitë për t’i blerë ato, në mënyrë që të mbrohen nga Covid-19.

”Përpara gjendjes se jashtëzakonshme zgjedhi me ble një maskë 50 cent, diçka duhet me na ra tamon. Unë po i blej edhe 10 tjera dhe kështu secili ka 10 qe ka mundësi dhe i shpërndajmë për ata qe nuk kanë mundësi me ble”, ka shkruar Rama.

Ndërkaq nga sot Qeveria e Kosovës ka futur në fuqi vendimet e reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë Covid-19.

Për mosrespektimin e tyre mund edhe të gjobiteni, kështu që bëni kujdes.