Problematika

FFK tregon se a do t’i rris çmimet e biletave për ndeshjet e Kosovës

Në intervistën për Periskopin, zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha u pyet edhe për çmimin e biletave për ndeshjet e kombëtares së Kosovës. Deshëm të kuptojmë nëse interesi i madh i njerëzve për të përcjellë kombëtaren, do ta shtynte FFK-në që të shqyrtonte një shtrenjtim të mundshëm të tyre.

Berisha është i paqartë në përgjigjjen e tij, duke thënë se “biletat janë tepër lirë, por FFK-ja po mendon për xhepin e adhuruesve” por, në përgjigjjen e tij ai shton edhe një tjetër por duke thënë se do të mendohet edhe për këtë gjë.

“A pritet të ketë shtrenjtim të biletave – marrë parasysh interesimin e madh të tifozëve?” – pyeti Periskopi.

“Vërtet biletat janë tepër lirë, por FFK-ja ka parasysh edhe xhepin e adhuruesve, por gjithsesi do të mendohet edhe për këtë gjë, meqë në një ndeshje kampionale një biletë shihet 3 e më shumë euro.” – u përgjigj z.Berisha.