FFK-ja konfirmon që ndeshja e Superkupës luhet në Antalia

Federata e Futbollit të Kosovës e ka konfirmuar se ndeshja e Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës do të luhet në Antalia të Turqisë më 23 janar.

“Po ashtu, KE diskutoi edhe rreth zhvillimit të ndeshjes së Superkupës, ndërmjet kampiones në fuqi Dritës dhe fitueses së Kupës, Prishtinës, e cila ndeshje zakonisht i paraprinë fillimit të edicionit të ri, por për shkaqe të pandemisë COVID-19 dhe orarit të ngjeshur të garave nuk kishte arritur të zhvillohej, andaj me pëlqimin e të dyja klubeve u vendos që kjo ndeshje të zhvillohet në Antalia më 23 janar, duke pasur parasysh se në këtë periudhë kohore të dy klubet gjenden në përgatitje në Turqi”, thuhet nga FFK.