FC Prishtina

FFK dënon FC Prishtinën

Komisioni Disiplinor i Federëts së Futbollit të Kosovës e ka dënuar FC Prishtinën me gjobë prej 1000 eurove, shkruan Ballkani.info.

Dënimi erdhi për shkak që tifozët e Prishtinës “Plisat” në ndeshjen e javës së tretë në Albi Mall Superliga, Prishtina – Malisheva kanë hedhur mjete pirotknike në fushë.

Të njëjtin gjestë tifozët e kanë bërë edhe në ndeshjen Llapi – Prishtina kjo në shenj proteste ndaj kryesisë së klubit bardhekaltër.

“Në minuten 34 të ndeshjes, tifozët vendas ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, me ç`rast demtohet fusha me bari natyral. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Malisheva dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). /Ballkani.info