Fetoshi: Do përkushtohem të jem zëri i rinisë, studentëve, familjeve të dëshmorëve dhe shtresave tjera të shoqërisë

Kandidati për deputet, profesori e gazetari i njohur, Arben Fetoshi ka filluar sot zyrtarisht rrugëtimin drejt Kuvendit.

Pas hapjes së fushatës Fetoshi ka kërkuar besimin dhe ka premtuar angazhimin maksimal në Kuvend, ku do të jetë i zëshëm për shtresat e ndryshëm të shoqërisë, transmeton Ballkani.info.

Fetoshi në këto zgjedhje garon në listën e PDK-së dhe përfaqësohet me numrin 41.

Postimi: