Feston ditëlindjen e 40-të, Marina Vjollca me dedikim për Ghetto Geasyn: Mbreti i zemrës time

Ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen njëri prej reperëve më të pëlqyer në estradë, Getoar Selimi.

I lindur më 3 korrik të vitit 1982 në Prishtinë, ai ka mbushur plot 40 vite jetë.

Ndonëse dedikimet e urimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale, një të tillë së fundmi e ka marrë edhe nga partnerja e tij, moderatorja Marina Vjollca.

“Urime ditëlindjen mbreti i zemrës time. Ti e meriton botën. Të dua përgjithmonë burri im”, ka qenë shkrimi i Vjollcës.

Prezantuesja nga Shqipëria dhe reperi janë së bashku prej shumë vitesh, teksa u martuan në një ceremoni pranë detit në vitin 2017.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata vitin që lamë pas mirëpritën një vajzë të quajtur, Marget.

Ghetto Geasy nga ana tjetër po vazhdon punën për projekte muzikore, e të jetë shumë i angazhuar me koncerte.