Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se “rezistenca aktive” e ushtrisë ukrainase pengoi uljen e një aeroplani rus në aeroportin Hostomel afër Kievit.

“Lufta vazhdon, forcat okupuese po pësojnë humbje”, tha ministria në Twitter.

Kjo rezistencë po vlerësohet si fitore e Ukrainës.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë rifituar kontrollin e aeroportit Hostomel, rajoni i Kievit, Ukrainë.

“Forcat e Armatosura rifituan Hostomel [aeroportin]. Pala zbarkuese [e Rusisë] u asgjësua”, postoi në Facebook Oleksiy Arestovych, një këshilltar jo staf i Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, raporton SkynNeës,.

Trupat ruse më herët pushtuan Çernobilin bashkë me termocentralin bërthamor të saj.

Forcat ruse dhe ukrainase kanë luftuar të enjten në një bazë ajrore në periferi veriore të Kievit pasi dhjetëra helikopterë u hodhën në jug nga Bjellorusia drejt kryeqytetit