Festivali i RTSH-së e kthen në skenë këtë këngëtare pas shumë vitesh

Edhe këtë vit do të mbahet festivali i këngës apo siç njihet ndryshe, festivali i RTSH-së.

Kësaj radhe, do të marrin pjesë 22 artistë por që në mesin e tyre është edhe një emër i njohur i muzikës mirëpo që nuk ka qenë aktive që një kohë të gjatë, shkruan Ballkani.info.

Fjala është për Eliza Hoxhën.

Këngëtarja do të prezantohet me këngën “Peng” që përshkruan bhë dashuri e mbetur peng e shkruar në nota e vargje nga vetë Eliza.

“Nuk kishte ndryshe se si të përmbyllej ky vit fantastik pos me një këngë të re. Më kishte marrë malli. Do të jem tek Fest TVSH dhe këtë herë si asnjëherë me këngë e tekst timin. E falënderoj shumë Adi Hilën për orkestrimin fantastik. Kënga titullohet “PENG” ndërsa unë kam shumë nevojë për dashninë dhe përkrahjen tuaj”, janë fjalët e saj.

Kujtojmë se këta 22 artistë janë në garë për ta përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2019’./Ballkani.info/