Festivali i 58 në RTSH/ Triumfon Arilena Ara me ‘Shaj’. Elvana Gjata e dyta VIDEO

Sapo është mbyllur nata finale e Fest ’58. Mes 12 këngëve dhe këngëtarëve finalistë, fituesi i Festivalit është Arilena Ara me këngën “Shaj”.

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në Hollandë.

Vendi i dytë: Elvana Gjata me “Me tana”.

Vendi i tretë: Sara Bajraktari me “Ajër”

Konkurrentët e finales ishin:

Tiri Gjoci me “Me gotën bosh”
Gena me “Shqiponja e lirë”
Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua”
Olta Boka me “Botë për dy”
Robert Berisha me “Ajo nuk është unë”
Elvana Gjata me “Me tana”
Bojken Lako me “Malasen”
Arilena Ara me “Shaj”
Sara Bajraktari me “Ajër”
Kamela Islamaj me “Më ngjyros”
Era Rusi me “Eja merre”
Valon Shehu me “Kutia e Pandorës”.

https://www.youtube.com/watch?v=RdWaHfuZLIM