Festim Alidema ka shënuar dy gola në debutimin jo-zyrtar me Slaven Belupon.

Ai ka luajtur për skuadrën B në miqësoren ndaj Zalaegerszeg.

Alidema u paraqit për skuadrën e dytë, për shkak të vonimit të plotësimit të dokumentacionit.

Përpos dy golave, Alidema bëri një paraqitje shumë të mirë.

Ndryshe, ai u prezantua ditë më parë të skuadra e Belupos, duke premtuar maksimumin nën fanellën e kaltër.