Festë në Mitrovicë: Qytetarët hedhin valle me tupan pranë fotografisë së heroit Isa Boletini

Qytetarët e Mitrovicës kanë dalë në sheshin e qytetit për të festuar 28 Nëntorin, datë kjo që shënon disa festa për shqiptarët.

Në qendër të Mitrovicës qytetarët janë parë duke hedhur valle nën tingujt e tupanit pranë fotografisë së heroit Isa Boletini.

Ndryshe, sot shënohet 109 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar, kur Ismail Qemaili kishte ngritur falmurin kuq e zi në Vlorë.

Heroi nga Mitrovica Isa Boletini atë kohë ishte ftuar si përfaqësues i Kosovës nga Ismail Qemaili për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar i cili do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.