Ferrari nuk i shpëton penalizimeve në Francë, 10 vende minus në start

Duket se do të jetë sërish një fundjavë në malore për Carlos Sainz dhe Ferrarin e tij.

Pas tërheqjes së detyruar në Austri, tashmë piloti spanjoll është detyruar të ndërhyjë në motorin e kokëkuqjes duke ndryshuar një komponent përbërës të tij dhe në këtë formë në garën e së dielës e cila zhvillohet në Francë, do të niset me një penalizim prej 10 pozicionesh.

Në këtë formë, Sainz që në këtë sezon në Britaninë e Madhe regjistroi edhe triumfin e parë në karrierë do të duhet të japë më të mirën në provat zyrtare në mënyrë që të minimizojë sa të jetë e mundur dëmet dhe më pas të mundohet të koleksionojë pikë për skuadrën Ferrari e të ndihmojë Charles Leclerc në garën për titullin kampion.