Feronikeli ndan rrugët me Ilir Berishën

Klubi i futbollit Feronikeli ka njoftuar se ka ndarë rrugët me qendërmbrojtësin Ilir Berisha, me marrëveshje të dyanshme.

29-vjeçari i ishte bashkuar klubit nga Drenasi në afatin kalimtar të janarit.

Para Feronikelit, Berisha kishte luajtur në Suedi, në Shqipëri te Flamurtari e në Kosovë te Prishtina.