Feronikeli, sot ka shënuar fitore me rezultat të thellë 40-0, ndaj Drenicës, ndeshje e vlefshme për Superligën e Kosovës, në futbollin e vajzave.

Futbollistja, Zelfije Bajramaj, në ndeshjen e sotme ka arritur një rekord të pa imagjinuar, ajo ka shënuar 22 gola, në portën e Drenicës. Zelfije Bajramaj, për faqen zyrtare të klubit, ka thënë se ky është realiteti i Superligës së Kosovës në futbolline vajzave.

“Kjo lojë e tregon më së miri diferencën në mes ekipeve tona në Superligë, ne thjesht zhvilluam lojën tonë të zakonshme, nuk kishim për qëllim të nënçmonim ekipin kundërshtar, por ky është realiteti i Superligës sonë”, ka thënë Zelfije Bajramaj. Kurse golat e tjera u shënuan nga Bahtije Miftari 5, Arbenita Curraj 5, Rita Olluri 3, Feride Kastrati 3, Fatbardha Kastrati e Arta Bulliqi nga 1.

loading…