Feronikeli dhe Trepça ’89 kanë kaluar në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës të mërkurën.
Trepça ’89 fitoi ndaj Llapit 2-0 duke i eliminuar llapjanët në rrethin e dytës të kupës.

Në ndeshjen tjetër të rrethit të dytë, të zhvilluar sot, Feronikeli e mundi 1-0 skuadrën e Ligës së Parë, Trepçën, duke e siguruar një vend në rrethin e tretë.
Në takimet tjera të rrethit të dytë të zhvilluara dje, u arriten këto rezultate:

Bashkimi Koretin 0-4 Vëllaznimi
Drenica 0-0 Prishtina (4-5 pas penalltive, Prishtina kualifikohet)
Lugu i Baranit 0-11 Liria
Vllaznia e Pozheranit 1-2 Besa
Ferizaj 6-2 Vllaznia e Zhurit
Fushë Kosova 3-2 Onix
KEK-u 0-1 Flamurtari
Sharri 2-2 Gjilani (2-6 pas vazhdimeve)
Istogu 3-1 Ramiz Sadiku
Drenasi 0-1 Ballkani
Dukagjini 3-1 Arbëria
Kika 2-0 Vushtrria.