Fero flet për jetën si baba

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim.

E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.

Megjithëse u bënë prindër në moshë shumë të re, me videon e fundit Fero i ka vërtetuar të gjithëve se di të jetë një baba shembullor. Ai ka ndarë momentet e ëmbla me Ninën, teksa e mban pranë në shtrat dhe shijon paraditet e ëmbla krah së bijës.

Pranë tyre janë pelenat, ndaj me shumë mundësi babi Fero ia ka dhënë edhe një ndihmë ekstra Arbenitës për këtë punë.

Nga ana tjetër, modelja tregon herë pas here në rrjete sociale që ende s’e besoj dot faktin që tashmë është mama.

Arbenita dhe Fero pas lindjes nuk kanë publikuar asnjë foto të portretit të vogëlushes, ndryshe nga personazhe të tjerë VIP që nuk janë treguar aspak të rezervuar. Me ardhjen në jetë të vajzës, ata ndanë në rrjete sociale foton e parë familjare dhe fytyrën e voglës e mbuluan për të mos e e zbuluar për ndjekësit.