Fermerët e Elbasanit në hall: Ndotja po na ul prodhimin

Ndotja e mjedisit dhe ajrit e shkaktuar nga zona industriale në Elbasan, ka shkaktuar probleme në prodhimet bujqësore nga Bradasheshi në Papër.

Mijëra rrënjë ullinj të fermerëve të këtyre zonave nuk sollën prodhim këtë vit.

Fermeri Bashkim Tollumi në fshatin Fikas thotë se sivjet nuk mundi të grumbullojë asnjë kuintal ullinj.

Sipas tij, shkaku kryesor mbetet ndotja nga zona industriale. Më tej ai thotë se edhe helmet nuk japin efekt. Se edhe në pemët e tjera ka rënë prodhimi.

Prej dy vitesh banorët e zonës kanë protestuar para dyerve të operatorëve në Metalurgji për ndotjen masive, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Ndërkohë që situata vijon të rëndohet në këtë zonë./klan