Ferizajasi pëson krizë nervore, sulmon familjarët e më pas edhe zyrtarin policor

Një person nga Ferizaj ka përdorur dhunë fizike ndaj familjarëve të tij e më pas edhe ndaj zyrtarit policor, derisa ky i fundit ishte duke intervenuar.

Siç është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, i dyshuari është arrestuar pasi që në gjendje të krizës mendore-psikike për motive të panjohura kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij.

I dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë.

Për shkak të agresivitetit me autoambulancë në përcjellje të njësitit policor është dërguar në QKUK, në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor.

“Ferizaj 29.06.2020-02:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të krizës mendore-psikike për motive të panjohura kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij. I dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. I dyshuari për shkak të agresivitetit me autoambulancë në përcjellje të njësitit policor është dërguar në QKUK-në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.