FC Ferizaj

Ferizaj prezanton përforcimin e ri

FC Ferizaj, nën direktivën e Drejtorit të ri Sportiv, Genc Hysenit, ka përmbyllur me sukses transferimin e mbrojtësit të qendrës, Stojan Stojcevski.

“Mbrojtësi ynë i ri, karrierën e ka filluar në FK Skopje, për të vazhduar në Vardar, Teteks, Rabotniçki, Gostivar, Sileks dhe së fundi mbrojti ngjyrat e Voska Sport.

Për më tepër, Stojcevski ka qenë reprezetues i rregullt i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut për grupmoshën U21.

Kjo goditje e përmbush nevojën që e kishim në vijën e mbrojtjes, gjë që ishte kërkesë edhe e stafit të trajnerëve në krye me Arsim Abazin.

Me transferimin e tij, grupi i lojtarëve është pothuajse i kompletuar, me që rast skuadra të shtunën, me 27 janar udhëton për Shqipëri për fazën përgatitore”, ka shkruar FC Ferizaj. /Ballkani.info