Ferizaj, një person me të meta psikike arrestohet nën dyshimin për dhunimin e një të mituri

Policia njofton për arrestimin e një personi me të meta psikike nën dyshimin për dhunimin e një të mituri.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Ferizaj 12.05.2023-18:40. Me datë 15.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.