Koalicioni për “Kosovën fituese” vazhdon të dëshmojë mbështetje të madhe në mbarë vendin, duke shënuar një tjetër sukses edhe sot në Ferizaj, ashtu si në të gjitha qytetet e tjera.

Qytetarët kanë treguar besimin e tyre të palëkundur ndaj këtij kualicioni, duke e përkrahur fuqishëm kandidatët e tij për deputetë. Një ndër figurat e spikatura të kësaj gare është Ganimete Havolli, e cila kandidon me numrin 57 në listën e Kualicionit për Kosovën Fituese (137).

Ajo ka fituar mbështetje të gjerë nga qytetarët, të cilët po e votojnë me bindjen se do të përfaqësojë interesat e tyre me përkushtim dhe përgjegjësi.

Kjo fitore e radhës në Ferizaj konfirmon edhe një herë se Koalicioni për Kosovën është zgjedhja e duhur për të ardhmen e vendit, duke sjellë ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm.