Ferizaj

Ferizaj: Hajnat bëjnë kërdi, vjedhin para e stoli në vlerë prej 25 mijë eurosh

25 mijë euro është shuma që u dëmtua një familje në Ferizaj.

Kjo për shkak se në mbrëmjen e së shtunës, ishin cak i hajnave.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Nazmi Uksmajli”, rreth orës 22:55.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.

Zëdhënësi rajonal Kanun Veseli, tha se personat e dyshuar kishin vjedhur 12 mijë euro stoli dhe 13 mijë e 500 euro para të gatshme.

“Në momentin e kryerjes së vjedhjes pronari me familjarët e tij nuk ishin në shtëpi. Nga hetuesit rajonal janë marrë tē gjitha veprimet hetimore, është ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe po punohet intesivisht në identifikimin dhe kapjen e personit/ave të dyshuar. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha Veseli.

VIDEO BONUS: