Ferizaj

Ferizaj, e mitura keqpërdoret seksualisht

Një person është arrestuar nga policia në Ferizaj për keqpërdorim seksual të personave të mitur.

Policia ka njoftuar se një e mitur ka raportuar dje rreth orës 18 në polici se është keqpërdorur seksualisht nga një person i dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Në njoftimin e policisë nuk raportohet për persona të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.