Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, me numër 16 në listën zgjedhore, ka vizituar sot Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së në Drenas, ku është takuar me bashkëluftëtarët e tij.

Gjatë këtij takimi, Shala ka bërë të ditur se kanë diskutuar hapur për nevojat, sfidat dhe ruajtjen e dinjitetit të kategorive të dala nga lufta. Ai ka theksuar se angazhimi i PDK-së është i qartë dhe i vendosur që këto kategori të jenë prioritet i politikave shtetërore.

“Me fitoren e PDK-së, kategoritë e dala nga lufta nuk do të anashkalohen, por do të trajtohen me respektin dhe vëmendjen që meritojnë,” ka deklaruar Shala.

Sipas tij, çdo rritje e pagave dhe pensioneve në vend do të reflektohet në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe me dinjitet edhe në pensionet e veteranëve dhe kategorive të tjera të luftës.

Në përmbyllje, Shala ka ritheksuar mesazhin e tij politik: “Si gjithmonë: bashkë, përpara!”, duke theksuar se PDK mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të luftës dhe sakrificës për lirinë e vendit.