Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala (numri 16), ka shpërndarë një mesazh emocional dhe me vlera të thella njerëzore, në kuadër të përmbylljes së fushatës së tij zgjedhore.

Shala ka bërë të ditur se nuk mund ta mbyllte këtë fushatë pa e takuar mësuesin e tij, Sherif Krasniqin, të cilin e ka cilësuar si figurë kyçe në jetën e tij – mësues, bashkëluftëtar dhe udhërrëfyes.

“Isha me fat në këtë jetë që e pata mësues, bashkëluftëtar dhe udhërrëfyes. Ai i dha Kosovës një Hero, djalin e tij, Fatos Krasniqin”, ka shkruar Shala, duke vlerësuar sakrificën dhe kontributin e familjes Krasniqi për lirinë e vendit.

Sipas Shalës, çdo betejë dhe çdo sfidë e përjetuar krah mësuesit të tij Sherif Krasniqi e ka bërë të ndihet fitues, duke e konsideruar këtë takim si një moment simbolik dhe emocional në rrugëtimin e tij politik.

Ky mesazh i Ferat Shalës po vlerësohet si një dëshmi e respektit të thellë për figurat që kanë ndërtuar themelet e lirisë dhe të formimit personal e kombëtar të brezave të rinj.