Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka takuar sonte bashkëfshatarët e tij në fshatin Vuçak. Ai i ka falënderuar ata për mbështetjen e kandidaturës së tij që edhe për një mandat ta përfaqësojë popullin në Kuvendin e Kosovës.

“Vuçaku është fshati ku u linda, ku u rrita dhe ku u brumosa – mes këtyre njerëzve fisnikë e punëtorë, bujarë e patriotë – me atdhedashuri dhe me kulturën e punës”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë:

Takim i fundvitit me bashkëfshatarët e Vuçakut.

Vuçaku është fshati ku u linda, ku u rrita dhe ku u brumosa – mes këtyre njerëzve fisnikë e punëtorë, bujarë e patriotë – me atdhedashuri dhe me kulturën e punës.

Falënderoj bashkëfshatarët e mi që përkrahën kandidaturën time për deputet! Jam krenar me prejardhjen time, jam dhe do të vazhdoj të angazhohem që të përfaqësoj denjësisht vendlindjen time dhe Drenicën.