Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numër 16, Ferat Shala, ka deklaruar se mbështetja financiare dhe institucionale për veteranët e luftës, invalidët dhe familjet e dëshmorëve do të rritet për 50 për qind me PDK-në në qeverisje dhe me Bedri Hamzën kryeministër.
Përmes një postimi , Shala ka theksuar se kjo kategori meriton vëmendje të veçantë dhe trajtim dinjitoz nga shteti, duke e cilësuar rritjen e mbështetjes si obligim moral dhe institucional ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“50% do të rritet mbështetja për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, me PDK-në dhe Bedri Hamzën Kryeministër. Bashkë. Përpara,” ka deklaruar Shala.
Ai ka nënvizuar se programi i PDK-së parasheh politika konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e dëshmorëve dhe për veteranët e luftës, duke garantuar siguri sociale, dinjitet dhe respekt të vazhdueshëm institucional.
Deklarata e Shalës vjen në kuadër të fushatës elektorale të PDK-së, e cila, sipas tij, ka në fokus drejtësinë sociale, zhvillimin ekonomik dhe përkujdesjen ndaj kategorive që kanë kontribuar më së shumti në ndërtimin e shtetit të Kosovës.







