Postimi i fundit i Ferat Shalës është shndërruar në një mesazh politik, përmes të cilit ai ka bërë të ditur angazhimin e tij si deputet gjatë mandatit të qeverisë që po përfundon, duke theksuar përpjekjet për adresimin e keqmenaxhimit, abuzimeve dhe devijimeve në disa resorë të rëndësishëm.

Në postimin e tij, Shala ka përmendur çështjet që ka ngritur në Kuvend, përfshirë keqpërdorimin e rezervave shtetërore, sektorin e energjisë, Trepçën, ndërmarrjet publike, dialogun dhe arsimin, duke ftuar qytetarët të shikojnë një përmbledhje të këtyre temave.

Ky postim vjen në kohën kur Ferat Shala është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 16 në listën zgjedhore, duke paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik nën moton “Bashkë. Përpara.”