Feraj kapet me opozitën: Paskan njoftuar protesta masive për Zajednicën, oh jo, qenka protestë e studentëve

Hysamedin Feraj, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, njëherit këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka ironizuar me opozitën, duke thënë se “paskan njoftuar protesta masive” për ndalimin e zbatimit të marrëveshjes për Asociacion.

Këtë marrëveshje, ai e ka quajtuar “marrëveshja e tyre”.

Në fund, ai ka përmendur protestën e studentëve, apo Parlamentit Studentor, për të cilët Nacionale para disa ditësh raportoi se udhëhiqen nga organizata e afërt me LVV-në.

Postimi i plotë i Ferajt:

Mbasi LVV nuk po ia dërgon Zajednicën në Kuvend për shfuqizim, opozita paska njoftuar protesta masive për ndalimin e qeverisë nga zbatimi i marrëveshjes… së tyre!

Oh, jo! Qenka protestë e studentëve. Si përherë.