Fenomeni i këtyre zgjedhjeve, kandidati i Nismës për Podujevë

Me deklaratat nëpër debate televizive e postimet në Facebook, Xhemajl Hasani i Nismës Socialdemokrate është kthyer në fenomenin e këtyre zgjedhjeve. E fundit ishte ajo me veturën “modeste, Ferrari”. Ai poston vazhdimisht në rrjete sociale, ku e zë punë të kryer fitoren e tij në Podujevë dhe pretendon se i ka fituar edhe të gjitha debatet ku ka dalë.

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për Komunën e Podujevës, Xhemajl Hasani, është i bindur së do të jetë fitues në zgjedhjet e tetorit. Duket se fushata për të është hajgare.

Ende pa u mbajtur zgjedhjet, ai e ka publikuar edhe agjendën e tij për atë ditë.

Në detaje ka planifikuar se çfarë do të bëjë të dielën e 17 tetorit pas orës 19:00 dhe ditëve të tjera, deri në marrjen e detyrës. I ka caktuar edhe minutat që do t’i kalojë me kundërkandidatët e tjerë.

Në debate thotë se po merr pjesë vetëm për t’u solidarizuar me kundërkandidatët, meqenëse programi i tij është “përqafuar” nga qytetarët e Podujevës.

Ka raste edhe kur shkon pa program në emisione.

Pavarësisht kësaj, në secilin debat e sheh veten si fitues.

Për Hasanin është e pakuptueshme se pse kundërkandidatët po luftojnë aq shumë për vendin e dytë.

Nuk e përjashton as mundësinë që ndonjërin ta bëj nënkryetar.

Për të tjerët premton drejtori. I sugjeron të fillojnë të mendojnë se ku e gjejnë veten më shumë.

Më në qejf prej tyre duket se e ka atë të LDK’së, Ekrem Hysenin. Madje, edhe e pyet për miratim nëse ka folur mirë nëpër debate.

Prej reperëve duket se të preferuar e ka Feron. Nga takimet me reperin duket se i kanë mbetur në mendje edhe disa fjalë të tij.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. “Podujeva i ka 6 mundësi për të zgjedhur, ama veç njëri bëhet kryetar