Fenerbahçe ka distancuar veten nga raportimet se po bën përpjekje për të transferuar mesfushorin turko-gjerman të Arsenalit, Mesut Ozil.
Klubi turk ka bërë të ditur se nuk mund të përballojë financiarisht ish reprezentuesin e Gjermanisë. Fenerbahçe ka dal me komunikatë në faqen zyrtare në lidhje me raportimet që e lidhin atë me Ozilin.
“Mesut Ozil, me karrierën e tij dhe qëndrimin, me sukses përfaqëson vendin tonë jashtë. Mirëpo, Fenerbahçe nuk ka ndonjë ofertë për Mesut Ozilin. Me kushtet e tashme ekonomike, një lëvizje e tillë është e pamundur për të dy palët”, është thënë në komunikatë të klubit.
Ozil te Arsenali gjendet që nga vera e vitit 2013 kur u transferua nga Real Madridi. Në shkurt të vitit të kaluar ai firmosi kontratë të re për tri vite e gjysmë.







