Klubi turk

Fenerbahçe falënderon Muriqin me një foto nga fëmijëria

Fenerbahçe i ka dhënë përshëndetjen e fundit nga ekipi Muriqit me një foto emocionale

Ata kanë postuar një foto ku shihet Muriqi si fëmijë me një fanellë të Ferbehçes si fëmijë derisa në anën tjetër është Muriqi duke luajtur për Fenerin.

Ëndrra e Muriqit u bë realitet, pasi që futbollisti kosovar, kishte ëndërruar që të mbronte fanellat e njërit prej klubeve më të mëdha në Turqi dhe Europë.

“Të jetë ky hap për ty i suksesshëm dhe gjithmonë të jeni i tillë”, ka shkruar Feneri në lamturmirën e tij për Muriqin.