estrada

Femrat e famshme shqiptare që presin të bëhen nëna gjatë 2019-ës

Jeta private e artistëve shqiptarë është vazhdimisht e komentuar në mediet rozë.
Fytyrat publike shqiptare e kanë të vështirë ta mbajnë larg syrit të medieve jetën private, shkruan lajmi.net.

Vitin që e kemi përmbyllur ishte njëri prej viteve, të cilin do ta mbajmë mend për suksese, skandale, e shumë gjëra të tjera.

Ky vit, për shumë prej të famshmëve mbahet mend për data të rëndësishme, e shumë prej tyre morën lajmin më të mirë, atë që do të bëhen prindër.

Lajmi.net ju sjell listën e të famshmëve shqiptarë që këtë vit do të bëhen prindër, pasi partneret e tyre janë shtatzënë.

Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova

E fundit prej fytyrave publike gjatë këtij viti që konfirmoi shtatzëninë është ish-miss Kosova, Diellza Kolgeci. Diellza është në lidhje me basketbollistin, Fisnik Rugova, me të cilin pret që së shpejti të fitojë epitetin nënë për herë të parë. Ajo nuk e di ende gjininë e foshnjës, kurse për “Mirage” ajo kishte folur për ndjenjën e të qenit shtatzëne.

Anjeza Shahini dhe Endward Conolly

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini dhe partneri i saj, Edward Conolly po presin të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, e cila zbuloi se është në muajt e parë të shtatzënisë. Për ndryshe, Anjeza i dha fund beqarisë në vitin 2015.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Modelja shqiptare Almeda Abazin dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman muaj më parë kanë konfirmuar lajmin e shtatzënisë, madje ata zbuluan që fëmija i tyre i parë është i gjinisë mashkullore, shkruan lajmi.net.

Gjiko dhe Elita Rudi

Reperi i njohur Gjiko dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Elita Rudi, të cilët në shtator të vitit 2018 i dhanë fund beqarisë po presin fëmijën e parë. I pyetur rreth gjinisë së foshnjës, reperi nëpër intervista ka thënë që nuk e di ende gjininë.

Albatrit Muçiqi dhe Egzona Ibrahimi

Këngëtari Albatrit Muçiqi dhe bashkëshortja e tij, Egzona, për dallim prej çifteve të lartpërmendura po presin fëmijën e dytë. Egzona është në muajt e fundit të shtatzënisë, ndërsa lidhur me gjininë e foshnjës ata nuk kanë preferuar të flasin në publik. Për ndryshe, dyshja janë prindër të një vajze me emrin Amelia.

Milot Llalloshi dhe Erxhina Ismajli

Edhe Erxhina Ismajli është në pritje të ëmbël. Këtë gjë ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Milot Llalloshi me rastin e ditëlindjes së tij, muaj më parë. Për Milotin dhe Erxhinën, ky fëmijë është i dyti, pasi kanë edhe një djalë, të cilin e kanë pagëzuar Priam.

Pra, siç shihet edhe më lart kuptohet që shumë prej çifteve të famshëm gjatë vitit 2018 kanë marrë lajmin që po bëhen prindër për herë të parë, e disa prej tyre për herë të dytë.

2019-a do të fillojë me të mbarë për këto çifte, të cilat do ta shijojnë ndjenjën e të qenit prind. /