Fëmijët ukrainas me shfaqje në Nju-Jork për të mbledhur fonde për avionë ushtarakë

Një grup fëmijësh ukrainas (7-14 vjeç) do të luajnë shfaqjen e tyre, “Mami në Skype”, në teatrin Irondale të Nju-Jorkut këtë fundjavë.

Kjo po bëhet si pjesë e një mbledhjeje fondesh për ushtrinë ukrainase, shkruan Euronews.

Hera e parë kur tetë fëmijët performuan shfaqjen ishte në një strehim nga bombat në Lviv të Ukrainës, vetëm dy muaj pas fillimit të pushtimit rus.

Historia frymëzuese u zbulua nga Terry Greiss, drejtori ekzekutiv i The Irondale Centre, i cili kontaktoi mësuesin e artit të grupit, i kthyer në ushtar aktiv, Oleg Oneshcak.

“Unë po mendoj se kjo është e mahnitshme, derisa bombat që bien ndoshta jashtë dritares, çfarë bëjnë këta njerëz? Ata vendosin të bëjnë një shfaqje. Nëse ka ndonjë gjë që flet për rëndësinë e artit dhe për kulturën e një komuniteti, atëherë ky është projekti”, tha Greiss, transmeton Klan Kosova.

Oneshcak iu përgjigj menjëherë propozimit të Greiss dhe Irondale kështu mblodhi shpejt fondet për t’i sjellë fëmijët të performojnë në Nju-Jork.