Fëmijët u bllokuan në klasë e më pas u qëlluan për vdekje nga 18-vjeçari në Teksas

18-vjeçari i cili qëlloi për vdekje 19 fëmijë në një shkollë në Teksas, raportohet se kishte bllokuar nxënësit kur kishte hyrë në klasë dhe më pas kishte filluar t’i qëllonte. Këtë e tha Chris Olivarez, zëdhënës i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, i cili dha detaje të reja në CBS News të mërkurën.

Raportohet se pasi 18-vjeçari pasi qëlloi gjyshen e tij, shkoi në shkollë dhe tentoi të futej aty.

Më pas, ai u përball me rezistencë nga forcat e sigurisë kur deshi të futej, por prapë ia doli të futej në një klasë të katërt.

Ai pasi bllokoi derën, mbylli nxënësit brenda dhe filloi të qëllojë.

Olivarez tha se ngjarja ishte tmerruese kur forcat e sigurisë i dëgjonin të armatosurin duke qëlluar brenda klasës, por “nuk kishte asnjë mënyrë që të hynin”.

I dyshuari kishte një pistoletë, armë sulmi AR-15, konfirmuan dy burime të zbatimit të ligjit për Pat Milton të CBS News. Olivarez tha se oficerët që u përgjigjën së pari në vendngjarje dhe se “ishin në një pikë të pafavorshme” dhe nuk ishin në gjendje të hynin.

“Në atë moment, qëllimi primar ishte të evakuoheshin sa më shumë fëmijë”, tha ai.

Ai shtoi se kur dëgjoheshin të shtënat, mësimdhënësit në klasa po thyenin dritaret për t’i ndihmuar nxënësit e tyre të iknin.