Fëmijët t’ua besojmë gjyshes, dados apo kopshtit?

Nga biseda të shumta me shoqet dhe të afërmit rreth asaj se kujt duhet t’ua besojmë fëmijët, gjyshes, dados apo kopshtit, rezulton se të gjitha opsionet i kanë të mirat dhe të metat e tyre.

Personalisht gjëja kryesore para se të përzgjedhim opsion, mendoj se duhet të jetë mosha, prej cilës moshë thuhet se fëmijët janë të gatshëm për t’u ndarë nga prindërit, për ta kaluar ditën me një person tjetër. Mendoj që mosha ideale është 3 vjeç, por që në Kosovë, Ligji nuk na mundëson një gjë të tillë, andaj na duhet të bëjmë kombinime të ndryshe deri në arritjen e kësaj moshe, ose në disa raste edhe nga 6 mujshi. Unë i kam provuar dy rastet, djalin e madh e kam dërguar në kopësht nga mosha dyvjeçare, ndërsa të dytin me gjyshen që ditën kur i ka mbush 9 muaj.

Të mirat që ju sjell kopshti fëmijëve nëse ndalem tash edhe i nxjerr të mirat e kopshtit e kam më të lehtë, sepse djali i madh ka filluar kopshtin qysh i vogël dhe jam shumë mirënjohëse për kujdesin që i kanë ofruar edukatoret e më pas edhe edukimin e mësimin. Duke marr parasysh që deri në moshën 7 vjeçare fëmiu veçse e krijon karakterin e vet mësimet dhe edukatën që e merr deri në këtë moshë ka rol thelbësor.

Kjo edhe është arsyeja kryesore që duhet dhënë rëndësi të madhe kësaj periudhe. E vërtetë që ka raste kur fëmijët nuk janë mirë me disponim dhe në nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet t’i lemë në kopësht pa dëshirën e tyre. Sa shumë raste të tjera kur i kujtoj që ishte i sëmurë dhe e mendoja opsionin që sikur të ishte në shtëpi me dado apo me gjyshen nuk do sëmurej.

E vërtetë po ashtu është se ka edhe shumë arsye të tjera kur e mendoja që sikur të ishte në shtëpi, por të mirat e kopshtit nuk kanë limit për fëmijët. Me përfundimin e kopshtit mund ta vlerësosh se sa vendim i qëlluar është dërgimi i fëmijëve në kopësht. Me përfundimin e kopshtit, do të pendohemi për lotët që i kemi derdhur ditët e para kur fëmiu nuk e ka pranu ndarjen nga prindi.

Personalisht kam derdhur shumë lotë ditët e para, nuk mundesha të pajtohesha kur e lija Oltin duke qarë e une duhej të vazhdoja ditën në punë. Tash Olti e kujton kopshtin më shumë dashuri në detajin më të vogël, dhe kur mi tregon përjetimet e mira në njërën anë dhe edukimin e dijën që e ka marrë në tjetrën anë mendoj se vendimi ka qenë i qëlluar.

Për të renditur të mirat e kopështit do të më duhej një listë e gjarë, por si përmbledhje mendoj se kopështi është zgjedhja e duhur. Fëmiu nën përkujdesin e gjyshes, me respketin më të madh për gjyshet e veçanërisht për nënën time e cila është përkujdesur për djalin tim të dytë, Noahn, deri në moshën tre vjeçare, sepse aktualisht kjo edhe mendoj që është mosha ideale për t’ia besuar fëmiun kopështit. Arsyeja pse mendoj se është kjo moshë e mbështes në atë se fëmijët janë nën përkujdesin e edukatoreve dhe janë të gatshëm të tregojnë për kërkesat e tyre personale e njëkohëshitsh dijnë të tregojnë ndodhitë që janë shumë me rëndësi për prindërit.

Gjatë periudhës që nëna ime është përkujdes për Noahn, natyrisht që për mua ka qenë një periudhë shumë e lehtë në çdo aspekt, duke u nisur nga përkujdesi, ushqimi e shumëçka tjetër. Mbi të gjitha nuk e kam pas në mendje se qysh e ka disponimin ngase gjyshja përkujdeset edhe për këtë duke lozur me lodrat e tij të preferuara. Por vjen një kohë që mendoj se fëmijëve mbi të gjitha iu duhet socializimimi e kjo është pikërisht mosha trevjeçare. Në të kaluarën familjet kanë qënë më të mëdha andaj edhe fëmijë në familje ka pas më shumë. Nisur mbi këtë fakt fëmijët kanë qenë më të socializur dhe nuk e kanë ndjerë mungesën e moshatarëve të tyre. Pra, përkundër përkujdesit, përkundër gjitha të mirave që ju sjell fëmijëve kujdesi i gjyshes, vjen koha kur mendoj që duhet të vazhdojnë në kopësht.

Autorja është blogere e rregullt e portalit Ballkani.info. Pikëpamjet e autores do të publikohet çdo javë.