Pas reshjeve të mëdha të borës, kompanitë kontraktuese të pastrimit ishin angazhuar në pastrimin e rrugëve.

Kërkesat për pastrimin e rrugëve për të lëhtësuar qarkullimin e qytetarëve ishin të mëdha, por ndër të tjerash ka pasur edhe raste që kanë kundërshtuar pastrimin e borës, transmeton Ballkani.info.

Në një lagje në Prishtinë, disa fëmijë kanë zënë rrugën e borëpastrueses, duke mos lejuar heqjen e borës nga rruga.

Në foton e publikuar nga zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, shihen fëmijët në rrugë.

“Ka kërkesa për heqje të borës, por ka edhe rezistencë… ?❤”, ka shkruar Tahiri. /Ballkani.info