fëmijët

Fëmijët me kokë më të madhe janë më inteligjentë, thonë shkencëtarët

Prindërit shpesh spekulojnë se si do të jenë fëmijët kur të rriten. Për shembull, ndonjëherë kanë menduar se do të bëheni mjek. Por ajo ishte larg jush…

Ju kurrë nuk e dini saktësisht se si do të dalin fëmijët. Ata mund të bëhen të mençur, me sens humori, të marrshëm, ose lazdrakë që jua vjedhin ushqimin nga frigoriferi. Karakteri merr formë nga kombinime misterioze nga natyra dhe nga ushqimi, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, shkencëtarët kohëve të fundit kanë zbuluar lidhje interesante në mes inteligjencës dhe gjenetikës. Ndonëse më parë shkenca ka zbuluar që inteligjenca trashëgohet nga nëna, jo nga babai. Tash një studim i publikuar nga Molecular Psychiatry kan zbuluar se bebet me kokë të madhe mundshëm mund të jenë më inteligjentë.

Si kanë arritur  deri te ky studim? Shumë lehtë. Shkencëtarët kanë zbuluar se bebet me kokë më të madhe kanë tru më të mëdhenj.

Aktualisht, UK BioBank ka mbledhur të dhëna nga qindra njerëz. Pjesëmarrësit me mostra të ADN-së në formë gjaku, urinë dhe pështymë, si dhe me informata me të kaluarën e tyre dhe jetesën. Pastaj zbuluesit kanë filluar investimet e tyre duke kërkuar për lidhje imponuese në mes gjeneve, nivelit të inteligjencës dhe shëndetit në përgjithësi.

Analizat e tyre kanë gjetur se  bebet me kokë më të madhe janë në mënyrë të konsiderueshme më të mundshme të jenë inteligjent në jetën më të vonshme. Kjo do të thotë se ato bebe do të kenë arritje më të  madhe në jetën akademike, të kenë diplomë, ose të marrin pikë më të larta në teste.

Por sa duhet të jetë koka e madhe? Në një studim, zbuluesit kanë thënë se ata e konsiderojnë kokën e madhe me perimetër prej 12.5 deri në 14 inç për të qenë të mençur. Pra merreni një shirit me masë, dhe shikoni nëse fëmijët tuaj do të jenë Stephan Hawking-ët e ardhshëm.

Profesori Ian Deary shpjegon rezultatet e News Neurosience: “ Në mbledhjen e gjeneve të përbashkëta të influencuara në mes aftësive kognitive dhe shëndetit fizik dhe mental, zbulimet gjithashtu kanë gjetur se aftësitë kognitive shpërndajnë ndikim gjenetik në madhësinë e trurit, formën e trupit dhe arritjeve intelektuale”.

Në anën tjetër, shkencëtarja Saskia Hagenaars ka thënë për The Independent, “ Zbulimi mbështet një teori ekzistuese që thotë se këta me  shëndet të mirë në përgjithësi janë më të mundshme të kenë nivel më të lartë të inteligjencës. Kështu që  vetëm mbajeni trupin tuaj në formë, dhe do të jeni mirë”.

Natyrisht se ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në inteligjencën e fëmijës tuaj përveç kokës. Por nëse keni fëmijë me kokë të madhe, ose vetë ju keni kokë të madhe, ju tani mund të jeni burim i krenarisë.

Kush e dinte se të kesh një kokë të madhe mund të ishte një kompliment.