Fëmijët lëmoshëkërkues nga Shqipëria nuk shkojnë në shkollë

Sipas raporteve policore, mbi 60 për qind të këtyre fëmijëve që gjenden të pambrojtur në rrugë, janë nga Shqipëria.

Kiks Kosova ka intervistuar njërin nga ta.

Ai ka rrëfyer se nga Shqipëria ka ardhur së bashku me familjen e tij dhe del në rrugë çdo ditë, për të mbledhur para nga të tjerët.

Mësimin nuk e vazhdon, pikërisht për faktin që shkolla e tij ndodhet në Shqipëri.

Tregimi i tij vazhdon me detajet për kushtet e rënda, ku ai dhe familja e tij e kalojnë natën.

https://youtu.be/AwjquTZR3C4