‘Fëmijë të torturuar e vrarë’ – libri më i ri i Carla Del Ponte /Kushtuar krimeve në Siri

“Unë kurrë nuk kam parë një konflikt të tillë të egër me aq shumë fëmijë të torturuar dhe të vrarë”. Fillon me këto fjalë, libri i ri i Karla del Pontes (Carla del Ponte), me titull “Të pandëshkuar. Krimet në Siri dhe dhe lufta ime për të vërtetën”, që u paraqit të martën mbrëma në Lokarno.

“Në fund të vitit, unë do të tërhiqem nga jeta publike”, përsëriti ish-prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, e cila – për të mikrofonin e RSI nënvizoi se ka dashur ta shkeuajë këtë libër për një egzigjencë të saj sumë preçize.”

“Janë të gjitha historitë shumë serioze, shumë të egra, të tilla si prerja e kokës e një djali 12-vjeçar – shpjegoi Karla del Ponte – Tortura dhe episode që vështirë se mund t’i harrojmë. Si një ish-prokurore unë vetëm kërkoj drejtësi për viktimat, duke u përpjekur për një gjykatë ndërkombëtare për t’u marrë me këto krime. Për fat të keq kjo nuk ishte e mundur. Prandaj e kam shkruar librin e tyre për të hequr pak këtë frustrim. Kam shkruar të vërtetën, kështu distancohem disi. Por tani do të tërhiqem dhe nuk do të merrem as me drejtësinë ndërkombëtare dhe as me atë kombëtare“.