Fëmijët e pasur të Instagramit nuk po e ndjejnë frikën e coronavirusit, i vazhdojnë udhëtimet në vende të ndryshme të botës

Derisa bota është duke u përballur me virusin vdekjeprurës që tashmë është shpërndarë në shumicën e vendeve, një brengë të tillë duket se nuk po e ndjejnë fëmijët e pasanikëve.

Llogaria e tyre “Rich Kids of Instagram”, që numëron mijëra ndjekës po përditësohet çdo ditë me fotografi të rinjve që janë shkrepur nga vende të ndryshme të botës.

E kur në botë coronavirusi ua ka futur frikën qytetarëve, ata nuk po hezitojnë të udhëtojnë nëpër botë për të shijuar rrezet e diellit pranë plazheve luksoze, si dhe të shëtisin me vetura të shtrenjta.

Madje në vend të maskave mbrojtëse që t’i përdorin, ata kanë porositur disa tjera enkas të punuara për ata që janë të markave të njohura të veshje si Louis Vuitton.

Kur flasim për luks nuk ka se si të mungojnë imazhet me grumbuj parash, aeroplanë, helikopterë e jahte private, por aty janë lënë anash as pijet e tyre të preferuara.